Rriten “tarifat dentare”, Ministria e Shëndetësisë i drejtohet gjykatës

0

Vendimi për të  rritur me 100% tarifat dentare nuk është pritur mirë nga Ministria e Shëndetësisë  duke çuar deri në  paditjen e këtij vendimi në  gjykatën e Tiranës. Ministria e Shëndetësisë  shprehet se rritja e çmimeve nuk është  pjesë e Urdhrit të  Stomatologut. Me argumentin se Urdhri i Stomatologut i ka tejkaluar kompetencat, MSH premton se nuk do të  ketë  rritje të  tarifave, raporton  Report TV.

5c49e355c1cdfurdhri i stomatologut

Një ditë më parë Urdhri i Stomatologëve njoftoi se prej fillimit të 2019-s, klinikat  dentare në vend po aplikojnë një listë të re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë, duke i rritur tarifat me 100%. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish.

Pas situatës së rëndë që është krijuar nga MSH ka reaguar Drejtori I Urdhrit të  Stomatologëve Nikoll Deda ku shprehet: “Rritja e tarifave dhe lista e mësipërme e çmimeve janë më tepër sensibilizuese  dhe nuk është  e detyrueshme për dentistët. Ai shton se kjo vendosje e çmimeve është kërkuar nga vetë  dentistria.”

Përsa I përket kësaj cështjeje ka reaguar edhe Autoriteti I Konkurrencës, I cili ka mision mbrojtjen e konkurrencës së  lirë  dhe efektive në  treg. Ky organ shprehet në  deklaratën e Autoritetit të  Konkurrencës se nëse vendimi I gjykatës bie ndesh me nenin 69 të  ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës” do merren masa dhe do të  shprehet me vendimarrje nga ana e Komisionit  të Konkurrencës.

E.Pashollari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here