Rriten taksat për makinat me xhama të zinj

Rriten taksat për makinat me xhama të zinj

Makinat me xhama të zinj mund të qarkullojnë pa frikë se mos ndëshkohen nga policia, derisa Ministria e Brendshme të hartojë një draft ligjor të ri lidhur me to. Drafti ligjor parashikon rritjen e taksave për mjetet që qarkullojnë me xhama të zinj. Policia është porositur që automjete të tilla të ndalohen për verifikim nga forcat

Makinat me xhama të zinj mund të qarkullojnë pa frikë se mos ndëshkohen nga policia, derisa Ministria e Brendshme të hartojë një draft ligjor të ri lidhur me to.

Drafti ligjor parashikon rritjen e taksave për mjetet që qarkullojnë me xhama të zinj. Policia është porositur që automjete të tilla të ndalohen për verifikim nga forcat e rendit më shpesh se makinat me xhama transparentë.

Mesa duket këto ditë postoblloqeve të shumta dhe të shpeshta të policisë, por më pas do t’i vijë fundi pasi përdoruesit e makinave do të jenë të pakët ata që do të riveshin e xhamat e mjeteve të tyre.

Urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, që parashikonte gjobë nga 6 mijë deri në 20 mijë lekë të rinj për makinat me xhama të errësuar, është “shfuqizuar” verbalisht nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Masa administrative për xhamat e errësuar apo të riveshur nuk ka qenë e parashikuar në Kodin Rrugor. Për të legjitimuar kontrollet e Policisë së Rendit, kryesisht për armë e persona në kërkim, Burgaj nxori një udhëzim që lejonte ndëshkimin me gjobë për mbajtësit e makinave me xhama të errët dhe të riveshur.

Që nga dita e dytë, kur detyrën e ministrit të Brendshëm e mori Sajmir Tahiri, duket se ky udhëzim i mëparshëm i Burgajt nuk është më në fuqi. Në një mbledhje me të gjithë drejtuesit e Policisë së qarqeve dhe shefat e Komisariateve, Tahiri urdhëroi që asnjë polic të mos ndëshkonte më me gjobë drejtuesit e mjeteve me xhama të errësuar.

Burime nga Ministria e Brendshme thanë se Tahiri po përgatit një udhëzim,  për të cilin do të konsultohet edhe me Kryeministrin Edi Rama dhe më pas do e prezantojë si projekt në Parlament.

Në udhëzim do të përcaktohet qartë që makinat me xhama të errësuar do lejohet të qarkullojnë lirshëm, por për to do të shtohet një taksë që mund të jetë 2-20 fish më e shtrenjtë se gjoba.

Megjithatë, makinat me xhama jo transparentë do të jenë më të riskuara për t’u ndaluar gjatë qarkullimit në rrugë, për qëllim verifikimi të personave brenda mjetit.

/Altin Tufa/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar