Rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Rriten pagat për mjekët dhe infermierët

Pagat e mjekëve të familjes dhe infermierëve të qendrave shëndetësore rriten me 3.1%. Vendimi u miratua dje nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Rritja së pagave nisin që nga data 15 Korrik 2013. Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qëndrore, paga nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë. Për mjekët, të

Pagat e mjekëve të familjes dhe infermierëve të qendrave shëndetësore rriten me 3.1%. Vendimi u miratua dje nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Rritja së pagave nisin që nga data 15 Korrik 2013.

Rritja më e lartë është parashikuar për mjekët, të cilët mbulojnë zonat qëndrore, paga nga 55.335 lekë, bëhet 57.335 lekë. Për mjekët, të cilët mbulojnë zonat kodrinore, paga rritet nga 65.335 lekë, në 67.335 lekë. Ndërsa, mjekët e zonave malore, paga nga 83.335 lekë, arrin në 84.335 lekë.

Rritje të pagës do të përfitojë edhe personeli tjetër jo shëndetësor. Kjo rritje parashikohet nga 2% deri në 5,25%.

Nga vendimi i fundit në total përfitojnë rreth 9.300 punonjës, me një fond prej 80.9 milionë lekë.

/Jola Llozhi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar