Rriten kreditë dhe depozitat

0

Muaj shtator ka shënuar një rritje të depozitave, duke kthyer tendencën rënëse që ishte konstatuar në periudhën prill-korrik si rrjedhojë e rikthimit të kursimeve në valutë në banka.

Gjithashtu edhe kreditë pësuan rritje pas rënjes dy herë rradhazi gjatë muajve korrik dhe gusht. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  kredia u rrit me rreth 2.4 miliardë lekë.

Totali i depozitave në sistemin bankar arriti gati 956 miliardë lekë në fund të muajit shtator, duke u rritur me 0.8%, apo rreth 7 miliardë lekë në raport me një muaj më parë.

Rritja ka ardhur si pasojë e shtimit të kursimeve në valutë të cilat janë zgjeruar me gati 1.6% në raport me një muaj më parë.

Në krahasim me fundin e 2012-ës, kursimet në total janë rritur me rreth 25 miliardë lekë, apo 2%, kryesisht si rrjedhojë e shtimit të depozitave në lekë, ndërsa ato në valutë kanë ndikuar vetëm në 10% të rritjes.

Ndërkohë kreditimi me bazë vjetore vazhdon të qëndrojë në vlera negative. Krahasuar me shtatorin e vitit 2012, stoku i kredisë për ekonominë pësoi rënie me 0.8%.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here