Rriten euro dhe dollari

Euro dhe dollari kanë fituar pikë kundrejt monedhës vendase me përfundimin e festave të fund vitit. Sipas agjencive të këmbimit valuator, monedha evropiane blihet me 139.7 lekë dhe shitet me 140.1 lekë ndërsa dollari amerikan është këmbyer me 102.6 lekë në blerje dhe me 103.3 lekë në shitje. Ndërkohë pritet që euro të forcohet më

Euro dhe dollari kanë fituar pikë kundrejt monedhës vendase me përfundimin e festave të fund vitit. Sipas agjencive të këmbimit valuator, monedha evropiane blihet me 139.7 lekë dhe shitet me 140.1 lekë ndërsa dollari amerikan është këmbyer me 102.6 lekë në blerje dhe me 103.3 lekë në shitje.

Ndërkohë pritet që euro të forcohet më tej gjatë këtij muaji, për shkak të rritjes së kërkesës kryesisht nga tregtarët me blerjet e sezonit.

Forcimi i euros pas festave të fund vitit është një dukuri që përsëritet çdo vit . Gjatë viteve të fundit, për shkak të krizës evropiane këto luhatje kanë qenë të vogla, pasi fluksi i emigranteve që janë kthyer për festa në atdhe ka qenë i paktë, po ashtu edhe sasia e valutës që ata kanë shkëmbyer.

Ecuria e kursit të këmbimit

Monedha Blihet Shitet

Euro 139.7 lekë 140.1 lekë

Dollari 102.6 lekë 103.3 lekë

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar