Rriten eksportet dhe ulen importet

Rriten eksportet dhe ulen importet Gjatë muajt nëntor Shqipëria ka rritur eksportet me 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet kanë kapur shifrën 21 miliardë lekë gjatë muajt nëntor, ku grupet që kanë pësuar rritje janë: “Produktet kimike dhe plastike”, të cilat kapin rreth  45 për qind, “prodhimet

Rriten eksportet dhe ulen importet

Gjatë muajt nëntor Shqipëria ka rritur eksportet me 7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Eksportet kanë kapur shifrën 21 miliardë lekë gjatë muajt nëntor, ku grupet që kanë pësuar rritje janë: “Produktet kimike dhe plastike”, të cilat kapin rreth  45 për qind, “prodhimet e drurit dhe të letrës”, të cilat kapin rreth 41 për qind dhe “tekstilet dhe këpucët” me rreth 14 për qind .

Ndërkohë kanë pësuar rënie eksportet e grupit, “Lëkurët dhe prodhimet e lëkurës” me 15 për qind, “makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit”  me rreth 13 për qind.

Importet në vëndin tonë janë ulur me rreth 4 për qind krahasur me muajin nëntor 2012.

Grupi kryesor i mallrave të importuara që kanë pësuar rënie janë: “Mineralet, lëndët djegëse, energjia elektrike” me rreth 22 për qind , “Produkte kimike dhe plastike” me rreth 12 për qind; “Makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit” ranë me rreth 4 për qind.

Ndërsa importi i grupit “lëkurë dhe prodhimet e lëkurëve” u rrit rreth 31 për qind dhe “tekstilet dhe këpucët” u rrit me rreth 20 për qindi.

Partnerët kryesorë tregtarë vazhdojnë të jenë Italia, Turqia, Kina dhe Greqia . Tregtia me Italinë është rreth 37 për qind , kurse me Greqinë është rreth 7 për qind.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar