Rriten dërgesat e emigrantëve me 7%

0

Raporti i fundit i Bankës së Shqipërisë tregon se remitancat e emigrantëve kanë shënuar rritje gjatë 3 mujorit të fundit të vitit 2012 me 7 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Sipas raportit, dërgesat e emigrantëve gjatë kësaj peiudhe arritën në 196 milionë euro.

Ndërkohë, për gjithë vitin 2012 reminancat njohën një rritje me 1.6 % dhe arritën vlerën 676 milionë euro. Rritja e reminencave sipas ekspertëve ka ardhur nga kthimi i emigrantëve në Shqipëri dhe riatëdhesimi i kursimeve të tyre.

Ndërkohë, uljen më të madhe reminancat e kanë shënuar gjatë vitit 2011, duke arritur në 650 milionë euro. Niveli i dërgesave të  emigrantëve ndikon drejtëpërsëdrejti në uljen e varfërisë, rreth 60% e familjeve shqiptare kanë si burime baze të ardhurat nga emigracioni.

/Enkeleda Cami/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here