Rrihte nënën 83- vjeçare për pronat, arrestohet djali

Rrihte nënën 83- vjeçare për pronat, arrestohet djali

Policia e Shijakut ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili duket se ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj nënës së tij 83-vjeçare. Personi me inicialet N.M, ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Sallmone’ në Shijak. Shkak i dhunës ndaj 83-vjeçares kanë qenë debatet për pronat e familjes. Pas denoncimit nga nëna

Policia e Shijakut ka arrestuar një 49-vjeçar, i cili duket se ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj nënës së tij 83-vjeçare. Personi me inicialet N.M, ka rënë në pranga mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Sallmone’ në Shijak.

Shkak i dhunës ndaj 83-vjeçares kanë qenë debatet për pronat e familjes. Pas denoncimit nga nëna e tij, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit.

Prokuroria vazhdon hetimet ndërsa pritet që Gjykata e Durrësit të vendosë për marrjen në mbrojtje të 83-vjeçares.

 

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar