Rreziqet që shkaktohen nga pishinat

Pishina është një zgjedhje për shumë pushues gjatë këtyre ditëve të nxehta. Për të pasur një ambient sa më të rehatshëm, në pamundësi për të qenë afër qyteteve bregdetare apo edhe për shumë arsye të tjera pushuesit zgjedhin si një tjetër opsion pishinat. Pishinat në fakt konsiderohen një vend majft higjenik, por është e kundërta

Pishina është një zgjedhje për shumë pushues gjatë këtyre ditëve të nxehta. Për të pasur një ambient sa më të rehatshëm, në pamundësi për të qenë afër qyteteve bregdetare apo edhe për shumë arsye të tjera pushuesit zgjedhin si një tjetër opsion pishinat.

Pishinat në fakt konsiderohen një vend majft higjenik, por është e kundërta pasi ato mund të jenë shkaku i infeksioneve të ndryshme, të cilat janë shumë të rrezikshme.

Tejet e rëndësishme është kontrolli mikrobiologjik i ujit nëpër pishina. Uji duhet të jetë në rrjedhje të vazhdueshme sikurse dhe sasia e klohrit në të duhet të jetë e mjaftueshme. Në të kundërt përqëndrimi i tepërt i klohrit mund të dëmtojë lëkurën dhe sytë , sidomos kur pas larjes nuk bëjmë një dush, nga ana tjetër përqëndrimi i ulët i sasisë së klohrit bën që mikroorganizmat të mos dëmtohen dhe rreziku për infeksione të ndryshme është shumë i madh.

Sytë

Infeksioni  i syve mund të prekë njërin apo të dy sytë dhe shkaktohet nga ‘hlamidia trahomatis’. Larja në një pishinë me ujë të ndotur mund të jetë e rrezikshme dhe shkakton skuqjen e syve, ndjenja se keni diçka në sy, sy që ju lotojnë pandërprerë, ënjtje e kapakëve të syve dhe ndjeshmëria ndaj dritës.

Veshët

Infektimi i pjesës së jashtme të kanalit të veshit shkaktohet gjatë mbajtjes së ujit të ndotur në kanalin e veshit, ndërsa në të shumtën e rasteve e shkaktojnë bakteret. Simptomat janë dhembje vazhdueshme e veshit deri në shurdhim të veshit.

Lëkura

Infeksionet fungale të lëkurës dhe mukozat shkaktohen nga nxehtësia dhe lagështia. Vendi më ideal  i zhvillimit të tyre janë peshqirët e lagësht , kostumet e larjes dhe më të ekspozuara janë dyshemetë e pishinave. Më së shumti këto infeksione prekin vendin mes gishtave, shputat e këmbëve dhe vende të tjera ku lëkura ka qenë e dëmtuar paraprakisht.

Këto janë disa nga rreziqet të panjohura mirë për ato që duan të ndalojnë temperaturat e larta duke zgjedhur pishinat. Për t’i shmangur kini kujdes që vendi që keni zgjedhur të jetë dukshëm i pastër higjenikisht, pavarësisht se rreziqet që vijnë nga mikroorganizma janë të pashmangshme

/Rovena Dupi/ 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar