Hungari, gjendje e mjerueshme për 500 shtetas kosovarë

Hungari, gjendje e mjerueshme për 500 shtetas kosovarë

Gjendja e kosovarëve në burgjet dhe kampet e Hungarisë vazhdon të jetë e mjerueshme. Burime nga  KTV-ja kanë  kontaktuar gjatë ditës me një qytetar nga Prizreni, i cili gjendet në një kamp në kufi me Rumaninë. Ai ka rrëfyer për keqtrajtimet që po u bëhen dhe i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës t’iu ndihmojë.

Gjendja e kosovarëve në burgjet dhe kampet e Hungarisë vazhdon të jetë e mjerueshme. Burime nga  KTV-ja kanë  kontaktuar gjatë ditës me një qytetar nga Prizreni, i cili gjendet në një kamp në kufi me Rumaninë.

Ai ka rrëfyer për keqtrajtimet që po u bëhen dhe i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës t’iu ndihmojë. Halit Jonuzaj ka treguar nëpërmjet telefonit se janë të mbyllur në një kamp afër  Rumanisë, ku vazhdimisht  keqtrajtohen.Jonuzaj ka treguar se nuk di asgjë për fatin e disa shokëve të tij, të cilët kishin shkuar bashkë në Hungari.

Ndërkaq që, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës njofton per nje tjeter situate. Përmes Ambasadës në Hungari, ajo njofton se po përcjell zhvillimet që kanë të bëjnë me qytetarët e Kosovës, të cilët aktualisht ndodhen në Hungari nga ku presin për tu larguar në drejtim të vendeve perëndimore.

MPJ thekson sipas informacioneve të fundit të ofruara nga autoritetet hungareze, se numri i shtetasve kosovarë që janë kapur duke tentuar të futen ilegalisht në Hungari, ka pësuar rënie dhe se numri aktual i shtetasve të Kosovës që presin kthimin është rreth 500.

Njoftimi për shtyp i MPJ-së së Kosovës vijon më tej:

“Iu ofrohet mundësi e komunikimit me telefon dhe internet, dhe se nuk ka evidencë të keqtrajtimit fizik apo ofendimit. MPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet hungareze lidhur me procedurat e kthimit, rrjedhimisht kthimin sa ma të shpejtë”.

Gjatë këtij viti 5 400 kosovarë kanë hyrë ilegalisht në Hungari dhe aktualisht në këtë shtet ndodhen rreth 1 100 prej tyre, më shumë se  250 në burgje dhe të tjerët në kampe të lira.

 

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar