Rosberg fiton Çmimin e Madh të Spanjës, Hamilton dhe Vettel pas tij

0

Nico Rosberg mori një fitore dominuese në Spanjë  duke mposhtur shokun e tij të skuadrës Leëis Hamilton.Pas një starti perfekt, ai ka udhëhequr garën nga fillimi deri në fund të saj.

Fillimisht, Hamilton mbeti i  mbërthyer pas Ferrarit të Sebastian Vettel gjatë gjysmës së parë të garës pas një starti të dobët,por arritit të dalë përpara tij  falë strategjisë me tre pit-stope të përdorur nga Mercedes.

Valtteri Bottas ka arritur të mbajë vendin e katërt pas një sfide të ashpër me  bashkëkombasin e tij finlandez Kimi Raikkonen në xhirot e fundit të garës.

Dhjetëshen e parë e plotësojnë Massa (Williams), Ricciardo (Red Bull), Grosjean (Lotus), Sainz (Toro Rosso) dhe Kvyat (Red Bull).

Gara  e radhës është Çmimi i Madh i Monakos pas dy javësh.

/Dashnor Myftarago/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here