Rooney: Unë kam një rol shumë të rëndësishëm në përzgjedhje

0

Sulmuesi  Wayne Rooney beson se ai mund të ketë një rol të rëndësishëm në ekipin e Anglisë gjatë finales së Kupës së Botës.

“Unë mendoj se dy vitet e fundit jemi përpara Italisë. Ekipi është i ri, plot energji dhe gati për të triumfuar me italinë. Italia do të jetë interesante  për ta parë si progres “, tha Rooney, në një konferencë për shtyp.

Sulmuesi anglez ka besim në potencialin e ekipit anglez dhe në atë se çfarë mund të bëjnë.

“E ardhmja është e ndritshme. Grupi ka shumë aftësi dhe unë jam shumë i lumtur që kam mundësi të jem këtu. Unë ende besoj se kam një rol shumë të rëndësishëm “, shprehet më tej Rooney.

Rooney beson se mund të befasojnë ekipin kombëtar italian. “Lojtarët italianë duhet të shqetësohen kur luajnë kundër nesh. Vërtetë, ata kanë lojtarë të mëdhenjë, por si shumë kundërshtarë të tjerë edhe ata duhet të jenë të shqetësuar “, vijon Rooney.

/ Ermand Vrapi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here