Ronaldo mbret i vitit

0

Kristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë i botës për vitin 2013. Viti që shkoi ishte fantastik për portugezin i cili mbrëmë u kurorëzua për të dytën herë në karrierën e tij me çmimin “Topi i Artë” dhënë nga FIFA.

Individualisht Ronaldo qëndroi më lart se Mesi apo Riberi, megjithëse Reali i Madridit nuk fitoi asnjë trofe. Ai ishte fantastik edhe me kombëtaren e Portugalisë, të cilën e kualifikoi në Kampionatin Botëror që zhvillohet në Brazil. Të mos harrojmë se gjatë sezonit të ri (2013/2014), CR7 ka thyer një sërë rekordesh.

CR7, Lionel Mesi dhe Frank Riberi ishin në listën e ngushtë të kandidatëve për ta fituar çmimin prestigjioz individual. Për Leo Mesin viti që kaloi nuk ishte edhe aq i mirë, veçanërisht për shkak të dëmtimeve që pësoi disa herë, por sa herë ka luajtur është treguar vendimtar për skuadrën.

Ai fitoi titullin e La Ligas me Barcelonën ndërsa fitoi edhe Superkupën e Spanjës. Mesi ishte edhe golashënuesi më i mirë i sezonit 2012/13 në La Liga dhe njëherësh më i miri në Evropë, ku fitoi “Këpucën e Artë”.

Ndërsa Frank Riberi ndoshta nuk ka shënuar shumë gola për shkak të ğpozicionit të tij, por ai e ndihmoi Bajernin e Munihut të fitojë tripletën sezonin e kaluar, ndërsa ka vazhduar të shkëlqejë me fanellën bavareze edhe në sezonin e ri. Francezi u shpall futbollisti më i mirë në Evropë sipas UEFA-s.

Sa i përket femrave, futbollistja më e mirë e vitit u shpall portierja gjermane Nadine Angerer. Ajo pati konkurrente brazilianen Marta dhe amerikanen Abby Wambach.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here