Ronaldo: Manchesteri është e shkuara, shtëpia ime është Reali

Ronaldo: Manchesteri është e shkuara, shtëpia ime është Reali

Cristiano Ronaldo u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për një kalim të mundshëm te skuadra e Manchester United duke nënshkruar një kontratë të re me klubin mbretëror deri në vitin 2018. Ronaldo, i cili ka shënuar 203 gola me fanellën e Real Madrit, insiston se nuk ka asnjë arsye për të lënë Santiago Bernabeun.

Cristiano Ronaldo u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për një kalim të mundshëm te skuadra e Manchester United duke nënshkruar një kontratë të re me klubin mbretëror deri në vitin 2018.

Ronaldo, i cili ka shënuar 203 gola me fanellën e Real Madrit, insiston se nuk ka asnjë arsye për të lënë Santiago Bernabeun.

“Do të jemë i sinqertë me ju. Të gjithë e dinë që unë kam qëndruar në Manchester për 6 vjet, aty mësova shumë gjëra dhe këtë nuk e harroj”, tha ai për gazetarët.

“Por Manchesteri është e shkuara, tani është Madridi. Kjo është shtëpia, familja imë është këtu, unë jam shumë i lumtur në Madrid.

“Unë i respektoj klubet që trokitën dhe u interesuan për mua, por ata e dinë që qëllimi im i vetëm ka qenë të luaj në këtë klub, ndoshta deri në fund të karrierës.

“Askush nuk e di të ardhmen, por unë do të luaj edhe për pesë vjet në madrid dhe dua të fitoj sa më shumë trofe për këtë klub. Unë mundohem të bëj më të mirën, si gjithmonë.”

Me këtë kontratë Ronaldo bëhet lojtari më i paguar në La Liga me një pagë prej 17 milion euro në sezon.

Lojtari është shumë ambicioz dhe pretendon dhe nuk do të vendosë limite. Ai pretendon qe gjatë 5 viteve të ardhshme të shënojë më shumë se 200 gola.

/Ejup Lila/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar