Ronaldinjo kërkon kupën e konfederatave

Ronaldinjo kërkon kupën e konfederatave

Ronaldinjo kërkon të shkruajë histori me Atletiko Mineiro pasi klubi brazilian siguroi vend në finale të Kupën Libertadores hera e parë në historinë e klubit. Ekipi Ronaldinjos përmbysi disavantazhin e ndeshjes së parë që e kishin humbur 2-0 me të njëjtin rezultat për të triumfuar më pas me penallti 3-2. Kundërshtari ishte ish-ekipi i Lionel

Ronaldinjo kërkon të shkruajë histori me Atletiko Mineiro pasi klubi brazilian siguroi vend në finale të Kupën Libertadores hera e parë në historinë e klubit.

Ekipi Ronaldinjos përmbysi disavantazhin e ndeshjes së parë që e kishin humbur 2-0 me të njëjtin rezultat për të triumfuar më pas me penallti 3-2. Kundërshtari ishte ish-ekipi i Lionel Mesit, Neuells old Bojs.

“Është ndjenjë e mahnitshme. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se mund të krijojmë histori. Kjo është hera e parë në histori që klubi arrin në finale të garës. Nuk mund të shpjegoj sa i lumtur jam.

Është diçka që më motivon të luaj, të vazhdoj të fitoj titujt të cilët ende nuk i kam fituar. Ndjehem si fëmijë”, ka deklaruar ish-lojtari më i mirë në botë.

Atletiko Miniero ka bërë një ngjitje të pa imagjinueshme nga vjet, duke ngjitur rreth 140 vende në rënditjen e përgjithshme të gjith ekipeve të futbollit në botë. Për momentin ndodhet në vendin e 34, në rastë triumfi do të ngjitet akoma më shumë.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar