Robben: Schweinsteiger i domosdoshëm për Bayern

Robben: Schweinsteiger i domosdoshëm për Bayern

Arjen Robben mendon se kthimi i Bastian Schweinsteiger nga dëmtimi është i domosdoshëm dhe jetik për Bayrn Munich. Mesfushori gjerman u dëmtua në ndeshjen e Supërkupës së Europës kundër Chelsea për shkak të një problemi në kavilje. Ai u rikthye në ndeshjen e raundit të parë të Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moscow, ku shkëlqeu

Arjen Robben mendon se kthimi i Bastian Schweinsteiger nga dëmtimi është i domosdoshëm dhe jetik për Bayrn Munich. Mesfushori gjerman u dëmtua në ndeshjen e Supërkupës së Europës kundër Chelsea për shkak të një problemi në kavilje.

Ai u rikthye në ndeshjen e raundit të parë të Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moscow, ku shkëlqeu për 20 minuta. Pastaj u kthye si titullar këtë fundjavë kundër Schalke 04.

“Kthimi i Schweinsteiger është shumë i rëndësishëm për ne. Ne kemi disa lojtarë kyç dhe Bastian është një prej tyre. Plus, ai është padyshim zëvendës-kapiteni ynë. Ai ishte vendimtarë për ne pasi shënoi golin e parë kundër Schalkes”, deklaroi Robben.

Bayern do të luajë neser kundër Hannover 96, ndeshje e vleshme për kupën e gjermanisë.

/Xhevahir Qardaku/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar