Robben: Botërorin e fiton Gjermania

Gjermania do të fitojë botërorin. Arjen Robben nuk ka dyshime, sulmuesi holandez shikon europianët si favoritët absolutë në finalen e së dielës . Asi i Bayern Munchen vjell vrer ndaj kombëtares Albiceleste, e cila eliminoi Holandën e tij nga lotaria e 11 metërshave pas një 120 minutëshi ku asnjë prej skuadrave nuk dhuroi emocione të

Gjermania do të fitojë botërorin. Arjen Robben nuk ka dyshime, sulmuesi holandez shikon europianët si favoritët absolutë në finalen e së dielës .

Asi i Bayern Munchen vjell vrer ndaj kombëtares Albiceleste, e cila eliminoi Holandën e tij nga lotaria e 11 metërshave pas një 120 minutëshi ku asnjë prej skuadrave nuk dhuroi emocione të mëdha.

“Jam i sigurt që do të fitojë Gjermania. Argjentina nuk ka asnjë mundësi reale për ta ngritur trofeun në qiell”. Në vijim sulmuesi portokalli përqëndrohet te eleminimi në gjysmëfinale. “Për ne ishte një mbremje tragjike.

Jam shumë i zhgënjyer pasi ishim shumë afër finales. Gjithsesi, mbetem krenar për skuadrën dhe për atë që ky grup tregoi në këtë botëror”.

Një disfatë që mesa duket do të lejë një shije të hidhur edhe për shumë kohë tek Robben, i cili nuk ka arritur ende të fitojë asgjë me kombëtaren e tij.

Sulmuesi holandez ishte pjesë e kombëtares së 4 viteve më parë kur Spanja i mundi në finale, ndërsa Brazil 2014 rezultoi sërish zhgënyes për “Tulipanët” që pavarësisht një grupi të ri u kualifikuan deri në gjysmëfinalen e Sao Paulos.

/Dorjan Gjepali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar