Rivarrosen 400 viktima të masakrës së Srebrenicës

Rivarrosen 400 viktima të masakrës së Srebrenicës

Mbetjet mortore të më se 400 viktimave të masakrës së Srebrenicës, janë rivarrosur sërish sot. Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore,të përvjetorit të  tetëmbëdhjetë të masakrës së vitit 1995. Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka shprehur vlerësimin e saj  për viktimat e masakrës

Mbetjet mortore të më se 400 viktimave të masakrës së Srebrenicës, janë rivarrosur sërish sot.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore,të përvjetorit të  tetëmbëdhjetë të masakrës së vitit 1995.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka shprehur vlerësimin e saj  për viktimat e masakrës së Srebrenicës, 18 vjet pas gjenocidit .

“Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruaj dhimbjen që ndien një nënë apo babë kur varros fëmijën e vet. Dhe, asnjë fjalë nuk mund të ngushëlloj mendjen e familjeve të viktimave. Megjithatë, ajo çfarë mund të bëjmë ne është që të tregojmë respekt për këto humbje, të refuzojmë mohimin e gjenocidit, dhe si masë konkrete, të mbështesim drejtësinë”, ka thënë Ashton.

Gjatë muajit prill të këtij viti, në një intervistë për televizionin boshnjak, presidenti serb Tomisllav Nikolic, ka kërkuar falje për të gjitha “krimet” e kryera nga serbët gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, përfshirë Srebrenicën. Nikoloc sidoqoftë ka refuzuar që t’i quajë krimet në Srebrenicë si gjenocid,

Në masakrën e Srebrenicës u vranë masivisht mbi 8,000 muslimanë boshnjakë, burra dhe fëmijë nga forcat serbe të Bosnjës. Mbetjet e 5,657 viktimave, të identifikuara përmes testit të ADN-së, tashmë prehen  në qendrën memoriale Potoçari.

 

 / Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar