Rita Ora kufizohet prej nënës nga liritë e tepërta

0

Rita Ora, një nga këngëtaret më të famshme me origjinë shqiptare me famë botërore, ankohet për nënën e saj e cila e kontrollon së tepërmi. Kështu, ajo nuk mund të jetë e lirë nga “kujdesi” i nënës, madje as në rrjetet sociale si në Tëitter dhe në Instagram.

“Ajo kontrollon çdo gjë të sajën”, shkruan Daily Star, duke cituar këngëtaren. “Ajo mendon se duke më kontrolluar në instagram ka mundësinë më të mirë për të ditur se ku jam momentalisht dhe çfarë po bëj. Kjo është arsyeja përse ajo vepron kështu. Që të jem e sinqertë, kjo gjë më frikëson, pasi mua më duhet të mendoj dy herë para se të postoj çfarëdo qoftë. Besimi i ndërsjellë i vërtetë duket ndryshe!”, deklaron Rita për Daily Star.

Ndërkaq, nëna e Ritës nuk është aspak e entuziazmuar kur vajza e saj në paraqitjet skenike vesh rroba që zbulojnë më tepër nga ç’duhet.

/Altin Tufa/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here