Rinumërimi, Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ-së për Lezhën

Rinumërimi, Kolegji Zgjedhor rrëzon vendimin e KQZ-së për Lezhën

Kolegji Zgjedhor, ka rrëzuar pasditen e sotme rinumërimin e Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve për Qarkun e Lezhës. Kolegji Zgjedhor është shprehur se rinumërimi për këtë qark ka qenë një proces i paligjshëm. Edhe pse vendimi ka qenë kundër KQZ-së, nuk prek çështjen e ndarjeve të mandateve të cilat mbeten 4 me 3 në favor të

Kolegji Zgjedhor, ka rrëzuar pasditen e sotme rinumërimin e Komisionit Qëndrorë të Zgjedhjeve për Qarkun e Lezhës. Kolegji Zgjedhor është shprehur se rinumërimi për këtë qark ka qenë një proces i paligjshëm. Edhe pse vendimi ka qenë kundër KQZ-së, nuk prek çështjen e ndarjeve të mandateve të cilat mbeten 4 me 3 në favor të koalicionit të djathtë.

Nënsekretari për çështje zgjedhore të PS-së, Koli Bele menjëherë pas vendimit ka komentuar për mediat se Kolegji ka lexuar ligjin drejt, duke pranuar kërkesën e PS. “E rëndësishme është që kolegji e lexoi ligjin ashtu sic është shkruajtur, konstatoi që veprimtaria e KQZ për rinumërimin ka qënë haptaz në kundërshtim me ligjin. KQZ e ka future këtë proces në një qorrsokak që fatmirësisht Kolegji e zgjidhi”, tha zoti Bele.

Bele ndër të tjera shtoi se ky vendim vlen edhe për Shkodrën, por kjo u kundrështua nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Oert Bylykbashi.

Sipas Bylykbashit vendimi i sotëm i kolegjit minon procesin ankimor dhe iu heq të drejtën edhe partive të tjera për të ankimuar. Ai shtoi se në Lezhë u faktua që PS-ja ka vjedhur votat dhe se PD-ja po përgatit një kërkesë të re ankimore.

“Vjedhje e hapur e 1200 votave është bërë nga PS në Qarkun Lezhë, i ka vjedhur një mandat PD. Por nuk mbyllet këtu, duke anuluar shkallën ankimore, praktikisht kjo ankesë do vijë në një formë tjetër”, tha ai.

Sipas tij, ky vendim hedh një hije të rëndë mbi këtë proces.

/Bekim Bici/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar