Rinis Seanca në rastin “Kleçka

Rinis  Seanca në rastin “Kleçka

Seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, do të vazhdoj sot gjygjin në të cilin dëshmitari i propozuar nga i akuzuari Naser Krasniqi, do të dëshmojë në favor të tij. Ndërsa pala tjetër nuk e sheh si të arsyeshme të propozojë një dëshmitar tjerër. Sipas avokatit mbrojtës të Limajt, Tomë Gashi gjithçka është shqyrtuar dhe në këtë rast

Seanca gjyqësore në rastin “Kleçka”, do të vazhdoj sot gjygjin në të cilin dëshmitari i propozuar nga i akuzuari Naser Krasniqi, do të dëshmojë në favor të tij.

Ndërsa pala tjetër nuk e sheh si të arsyeshme të propozojë një dëshmitar tjerër. Sipas avokatit mbrojtës të Limajt, Tomë Gashi gjithçka është shqyrtuar dhe në këtë rast vendimi i drejt dhe i ligjshëm është lirimi i Limajt dhe  bashkëluftëtarëve të tij.

Në një deklaratë për shtyp për Kosovapress Gashi tha: “Sot vazhdon shqyrtimi në ora 10:00, ku do të merret në pyetje dëshmitari i cili është propozuar nga ana e Naser Krasniqit. Po ashtu do të merret në pyetje me 4 korrik dhe me 10 korrik dëshmitarët e propozuar nga Naser Krasniqi, ndërsa mbrojtja e Fatmir Limajt deri me tash ende nuk ka propozuar asnjë dëshmitar të mbrojtjes duke konsideruar se rasti është shqyrtuar mjaftë dhe të gjitha provat dërgojnë në një drejtim që është lirimi i Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij, dhe me provat e njëjta që janë shqyrtuar dy vite më herët duhet të merret vendimi vetëm, i drejt dhe i ligjshëm që është dhënë edhe në maj të vitit të kaluar e që do të duhet të ishte aktgjykimi lirues për Limajn dhe bashkëluftëtarët tjerë.”

Gjithashtu ai ka shtuar se ata kanë të drejtën ligjore të propozojnë dëshitarë të rinj, por deri tanimi të të gjitha dispozitat çojnë në një lirimim i Fatmir Limajt.

Nga ana tjetër përsa i përket arrestit shtëpiak, Gashi ka thënë se është trupi gjykues ai që mund ta ndërpresë masën e arrestit shtëpiak.

“Është shumë e qartë së është një lojë e cila është duke ndodhur në këtë rast, pasi herë i caktohet paraburgimi, herë masa e arrestit shtëpiak, herë lajmërimi në stacionin policor. Ne nuk kemi paraqitur fare ankesë por kemi besuar se kryetari i trupit gjykues do ta sheh të udhës që sot ta ndërpres masën e arrestit shtëpiak që është caktuar nga gjykata e apelit. Ne do të bëjmë një propozim të tillë, por prapë i mbetet kryetarit të trupit gjykues që të vendos lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Limajt”, ka shtuar ai.

/Sonila Qazimi/

 

 

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar