Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Rinas, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Rinas, 1 i vdekur dhe 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave

0 Komentet 🕔28.01.2015 - 10:08

Përplasja e fuqishme e dy automjeteve në aksin Tiranë-Rinas ka rezultuar fatale për një prej shoferëve, i cili udhëtonte pa rripin e sigurimit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

“A1 Report” raporton se aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (rreth orës 02:00), ku si pasojë e përplasjes së Benzit me targa AA 874 KU me një Ëolsvagen me targa AA 777 FU, humbi jetën drejtuesi i kësaj të fundit Albert Shtia. Po ashtu nga aksidenti mbeti i plagosur edhe Leon Kaza, i cili drejtonte Benzin dhe udhëtonte bashkë me prindërit e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve nga policia e kryeqytetit, dyshohet që shkak për këtë aksident të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit me të cilën ecnin. Por jo vetëm kaq, 31-vjeçari Shtia udhëtonte pa rripin e sigurimit. Po ashtu, “A1 Report” mëson se Shtia kishte vendosur një kapëse në vendin ku vendoset rripi i sigurimit, për të shmangur rënien e vazhdueshëm të sinjalin që kanë makinat e reja në rast se nuk vihet rripi.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr