Rikthehet seriali argëtues “Tom and Jerry”

0

“Tom and Jerry” është një serial amerikan i animuar i krijuar në vitin 1940 nga William Hanna dhe Joseph Barbera. Por Tim Story regjisori i  “Fantastic Four” të vitit 2005, do të sjellë seritë të reja të filmit për macen dhe miun më të famshëm në botë.

“Warner Bros” raportohet se ka vendosur që personazhi negativ i këtij projekti të ketë zërin e aktorit Peter Dinklage. Një risi e këtij filmi do të jetë një personazhe e re e cila do të ndihmojë Tom në punën e tij për të ndaluar Jerryn në disa nga bëmat e tij.

Puna për këtë projekt do të nisë këtë vit dhe pritet që premiera të jetë gati në prill të vitit 2021, shkruan KultPlus.

B. Koro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here