Rikthehet ” Norm dhe Ahmed” në arTurbina

0

Në “arTurbina” këtë javë rishfaqet  për të  gjithë  që  humbën mundësinë  për ta parë  vepra teatrore “Norm dhe Ahmed” në  datat  18-19-20-21, në  orët 9:00-13:00 dhe 16:00-19:00  nga regjisori Armand Bora dhe në interpretimin e aktorëve Lulzim Zeqja, Gert Ferra, Ola Harizaj. Gjithçka ndodh në një stacion autobusi, ku personazhet, Norm, një veteran i luftës, ka një takim me një student pakistanez, Ahmed, në një stacion autobusi gjatë një nate, një histori e vjetër sa vetë njerëzimi e shkruar me mjeshtëri nga autori shqiptaro-australian Alex Buzo. Vepra e shkruar nga autori më 1968 i vendos ngjarjet në Sidnej të Australisë.

Regjisori Armand Bora tregon se vepra është një gjini e papërcaktuar dhe ka shumë humor të zi brenda, por ka një fund tragjik. “Vepra është një nga tekstet që ka bërë revolucion në shoqërinë australiane, sepse ka hapur debate dhe diskutime, që shoqëria atëherë i mbante të mbyllura. Kemi një tekst klasik, që studiohet dhe është vënë në shumë vende të botës. Tema është mjaft aktuale, sepse sot ka konflikte të mëdha, ka mesazhe shumë të forta kjo vepër. Është dhe një vepër komode për regjisurën me pak dekore dhe jep dorë për ta zhvilluar”, tregon regjisori Armand Bora.

A.Tufa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here