Rikthehet magjia e Serisë A, Roma-Napoli përplasen për kreun

0

Seria A rezervon sonte për të gjithë sportdashësit supersfidën Roma-Napoli. Pas dy javësh ndërprerjeje për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, kampionati italian rikthehet sonte me takimin që vë përballë dy skuadrat kryesuese.

Tifozeritë respektive njihen për rivalitetin e ashpër dhe për këtë arsye policia e kryeqytetit ka marrë gjithë masat e nevojshme. Tekniku Rudi Garsia pritet ta vendosë Romën sipas modulit 4-3-3, ndërsa trajneri i napolitanëve, Rafa Benitez mendon për skemën 4-2-3-1.

Pas shtatë javësh, Roma gjendet në krye të klasifikimit me 21 pikë, i ndjekur nga Napoli dhe Juventusi me nga 19 pikë. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të javës së tetë të Serisë A do të luhen të shtunën dhe të dielën.
Formacionet e mundshme:

ROMA (4-3-3): De Sanctis; Maicon; Benatia; Castan; Torosidis; Strootman; De Rossi; Pjaniç; Florenzi; Totti; Gervinho. Tr: Garcia

NAPOLI (4-2-3-1): Reina; Maggio; Albiol; Britos; Armero; Behrami; Inler; Callejon; Hamsik; Pandev; Higuain. Tr. Benitez.

 

/Objektiv.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here