Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Rikthehet edukimi fizik në shkolla e universitete

Rikthehet edukimi fizik në shkolla e universitete

0 Komentet 🕔13.10.2013 - 11:53

Nikolla: Do të ketë përmisim të ligjit për sportin

Ministrja e Arsimit dhe  Sportit, Lindita Nikolli u shpreh se do të ketë një rikthim të sportit shkollor dhe përmisim të ligjit për sportin. Edukimi fizik pritet të rikthehet jo vetëm në sistemin pasuniversitar, por edhe në universitete.

Kjo nismë është mbështetur nga Rektori i Universitetit të Sportit, Vejsel Rizvanolli, i cili e ka përcaktuar si domosdoshmëri e veçanërisht për fëmijët të cilët çdo ditë e më shumë vuajnë mungesën e aktivitetit fizik.

Ora e edukimit fizik shihej si orë pushimi për të pirë kafe, por ky fenomen do të marrë fund, pasi Ministria e Arsimit dhe e Sportit do të aktivizojë sportin në shkolla. Brenda muajit do të rikthehen palestat e  marra nga palët e treta institucioneve arsimore.

“Ne çliruam ambientet shkollore nga kjo problematikë që ekzistonte prej vitesh. Brenda 25 tetorit nuk do të ketë më as lokale dhe as palestra me qira në shkolla. Do të ndryshojmë programin mësimor, pasi në Maturë nuk ka fare orë fizkulture dhe në universitet gjithashtu. Ajo që ne synojmë është që t’i orientojmë të rinjtë drejt sportit. Kjo është mjaft e rëndësishme”, – tha Nikolla.

Nga ana tjetër shprehet se do të krijohet Federate Shkollore që do të ketë 1-2 persona përfaqësues për sportin. “Ne si ministri do ta kemi prioritet sportin. Dhe me këtë sy duhet të shihet edhe nga të rinjtë e nga media. Një shoqëri që nuk e ka në vëmendje aktivitetin fizik për ta kultivuar që herët, sigurisht që do të ketë mjaft probleme në vijim”, – tha Nikolla.

Ndërkohë, Rektori i Universitetit të Sportit, Vejsel Rizvanolli e shikon si domosdoshmëri riaktivizimin e edukimit fizik në shkoll. Për rikthimin e orëve të sportit në universitete shprehet se duhet të jenë si lëndë me zgjedhje, ku duhet t’u plotësohen kushtetet studentëve që e përzgjedhin. Sipas tij duhet të ngrihet Federata Universitare, që të harmonizojë aktivitetet në nivel kombëtar.

/Rovena Dupi/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr