Rikonstruktohet Kirurgjia në QSUT

Rikonstruktohet Kirurgjia në QSUT

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kërkuan nga ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova t’i ndihomjë për rikonstruktimin në Shërbimin e Kirurgjisë. Ministria e Shëndetësisë vendosi të ndërhyjë për t’u dhënë mundësi pacientëve të trajtohen me kushte sa më të mira. “Ajo çka ne po përpiqemi të dëshmojmë, është se në qendër të punës të

Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” kërkuan nga ministri i Shëndetësisë, Halim Kosova t’i ndihomjë për rikonstruktimin në Shërbimin e Kirurgjisë.

Ministria e Shëndetësisë vendosi të ndërhyjë për t’u dhënë mundësi pacientëve të trajtohen me kushte sa më të mira.

“Ajo çka ne po përpiqemi të dëshmojmë, është se në qendër të punës të përditshme duhet të jenë të sëmurët që vijnë çdo ditë dhe kanë nevojë të trajtohen në spital. Humanizmi i bluzave të bardha është shumë i rëndësishëm. Unë ju garantoj se çdo fond i dhënë do të përdoret vetëm për të përmirësuar cilësinë e shërbimit”, u shpreh Kosova.

Në Shërbimin e Kirurgjisë puna ka nisur me kapacitet të plotë. Rikonstruksioni ka ndryshuar kushtet në urgjencë dhe reanimacion.

“Ky është një premtim i mbajtur për pacientët. Në fillim të punës simë si ministër kam premtuar edhe për mjekët, por edhe për pacientët që këtu do të bëhej ndërhyrja e parë. Dhe tashmë kjo u realizua. Ju jeni dëshmitarë të situatës në të cilën ndodheshin këtoi ambiente”, tha ministri Kosova.

/Muzafere Dema/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar