Rihanna gati për martesë me miliarderin nga Arabia Saudite!

0

Muajt e fundit këngëtarja e njohur Rihanna ka qënë në qëndër të vëmendjes, shakaku ka qënë ndarja e mundshe nga miliarderi arab Hassan Jameel. Gjithsesi ky lajm nuk është i vërtet pasi çifti është mjaft i dashuruar me njeri-tjetrin. Madje Rihanna është duke pritur një propozim për martesë nga Hassan.

“Rihanna është kokë e këmbë e dashuruar me Hassan. Ata kanë dy vite që dalin bashkë dhe ajo është shumë e lumtur. Nëse ai do ti propozonte martesë, Rihanna do thoshte “Po”. Ajo është e cmendur pas tij. Ata kalojnë shumë kohë pranë njëri-tjetrit, më shumë se sa njerëzit mendojnë. Thjesht ai është shumë diskret. E shmnag vëmendjen dhe për këtë gjë ka rënë dakord me Rihannën që në fillim”, thotë një burim pranë këngëtares për “HollyëoodLife”.

Debatet dhe zënkat nuk kanë munguar mes tyre por Hassan Jameel dëshiron që të qëndroj larg vëmëndjes mediatike dhe kjo gjë i ka pëlqyer së tepërmi këngëtares bukuroshe.

“Rihanna e pëlqen faktin që ai dëshiron ti mbajë gjërat jashtë syrit publik. Shpesh herë i është dukur se njerëzit i afrohen për të përfituar nga fama e saj. Hassan është shumë larg kësaj gjëje dhe Rihanna ndihet shumë e cliruar që ai se dëshiron famën. Ajo nuk do shqetësohet kurrë se Hassan e përdor”, shtoi burimi.

P.Barjamllari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here