Riçard Kapushçinski, tjetri, terrori dhe territori – Alban Tufa

0

Riçard Kapushçinski, tjetri, terrori dhe territori – Alban Tufa

Ngjarjet në Zenladnën e Re, ku u vranë rreth 50 persona tek faleshin në xhami, dhe plot ngjarje të ngjashme, pa kaluar në historikun e ngjarjeve të sistemeve komuniste, të çojnë në mendje gazetarin dhe shkrimtarin polak botërisht të njohur: Riçard Kapushçinskin. Të gjithë jetën e tij ia kushtoi njohjes. Qysh prej ditën e parë kur shefja e tij e redaksisë e thirri në zyrë dhe i tha: “Nesër do shkosh në Indi”. Veç ta imagjinojmë pak veten në një vend ku nuk dimë as gjuhën, as kulturën, asgjë dhe për më tepër të jemi vetëm.

Kështu e gjithë jeta e tij kaloi nëpër botë si reporter i disa agjencive të lajmeve, duke mbuluar me dhjetra revolucione në dhjetra vende, ku disa herë u dënua me vdekje. Shumica e dënimeve dhe burgosjeve iu bënë për shkak të profesionit të gazetarit, një profesion tërësisht për njohjen, njohjen e të vertëtës, të botës dhe sidomos të tjetrit.

Riçard Kapushçinski, lëvroi dhe u bë i njohur në botë me anë të reportazhit letrar dhe historik. Ai e kërkoi botën tek detajet, tek metaforat, duke gjurmuar kështu në kultura, dhe specifikisht në historinë e kulturave, vendeve dhe popujve.

I pari libër në shqip prej tij është përkthyer vëllimi me reportazhe “Imperium”. Ky vëllim me reportazhe letrare dhe historike, rreh për nga e shkuara. Kapushçinski e nis që në fëmijërinë e vet, me ato kujtime që kërkon t’i arkivojë, me qëllimin parësor, njohjen nga ana e tij të botës ku jetoi, si edhe njohjen e të tjerëve të botës ku ai jetoi.

Vëllimi i dytë me reportazhe është “Udhëtime me Herodotin”. Ky vëllim i kushtohet udhëtimeve të tij në botën aziatike dhe lindjen e mesme. Në këto cikle reportazhesh ai mundohet të zbërthejë muret që popujt kanë vënë mes vedi. Duke nisur kështu që nga gjuha, historia, kultura dhe identiteti. Ai rreh gjthmonë të gjejë një paralele, e jo rrallë edhe simolika mes historisë që pati rrëfyer historiani dhe filozofi i antikitetit grek, Herodoti.

Sigurisht që gjatë këtyre udhëtimeve ai e mbante Herodotin, jo vetëm si libër por edhe si prezencë metaforike, si filozofi të të njohuri të botës, dhe jo pak herë si shembull i ngjarjeve konkrete.  Në këtë cikël me reportazhe, Kapushçinski na ndërton dy diksurse: i pari është diksursi historik, pra duke e njohur historinë edhe me ngjarje konkrete. Njeriu e ka të lehtë të njohë botën, dhe mandej të bëhet pjesë e saj bote. Në këtë lloj diskursi ndërtohet analogjia me Herodotin, edhe pse jo duke e parë vetë edhe Kapushçinskin si një Herodot të dytë, ose minimumi si Herodoti i historisë dhe filozofisë antike.  Diskursi i dytë është ai aktual, bota duhet njohur edhe siç është, e kjo bëhet më së miri duke e prekur atë, duke njohur gjuhët, zakonet, e kështu duke njohur identitetin e një kombi, feje, shteti, dhe kontinenti.

Me këto dy vëllimë me reportazhe (duke mos përmendur veprat tërësisht artistike), Riçard Kapushçinski u konisderua “Princi i reportazhit”. Pas kthimit dhe vendosjes së tij në Poloni, ai mbajti një cikël leksionesh nëpër univerisetet e Polonisë, të cilat i përmblodhi në një botim nën titullin “Tjetri” (edhe ky i përkthyer në shqip). Këto leksione ai i mbajti në Europën Juglindore, si vatër e urrejtjes dhe vend luftrash, aty ku shpesh u përplasën qytetërimet, ku zunë vend diktaruat dhe sistemet totalitare.

I gjithë ky cikël me leskione, të shprehura në formën e eseve janë reflektimi i punës së atij njeriu, më ndjenja dhe arsye, i cili shkeli botën dhe njohu shumë kultura. Është reflektimi i punë së tij më se 40 vjeçare. Në të ai mundohet t’iu japë përgjigje shumë pikëpyetjeve që ka hasur në lidhje me tjetrin. Kush është tjetri? Si mund ta njohim tjetrin?

The guardian shkruante për këtë vëllim “Në këtë libër të shkurtër, të thjeshtë, jashtëzakonisht inteligjent, Kapushçinksi shqyrton se çfarë do të thotë të jesh evropian, jo evropian, kolonizator, kolonizues, të kesh ose të ndërtosh një identitet.”

Më tej, The guardian, e vë theksin tek nevoja e identitetit për vendet e treta. Në artikull thuhet se pas nevojave bazike, popujt kanë nevojë për identitet. Në shekullin e 21, kjo është e nevojshme për vendet e Azisë dhe të Lindjes së Mesme, siç ishte për Europën gjatë dy Luftrave Botërore.

Pikërisht në këtë cikël me leksione, duke reflektuar mbi gjithë jetën e vet, Riçard Kapushçinki e vë theksin tek kriza e identietit për popujt e Lindjes për shkak të trazirave. Si aleternativë më të madhe, ai lë njohjen e tjetrit. Sipas tij njohja është hapi i parë drejtë pranimit të tjetrit.

Po kush është tjetri? Ai mund të jemi ne, me ngjyrë ndryshe, me prejardhje ndryshe, me besime ndryshe, dhe sigurisht me histori ndryshe. Pra para se të njohim tjetrin, duhet të gërmojmë në veten tonë, duke njohur kështu së pari veten. Nëse ne gërmojmë tek vetja, e pastaj tek të tjerët sigurisht do të gjejmë më shumë të përbashkëta se sa ndryshime, e aq më pak të kundërta.

Përderisa nuk tentojmë të njohim vetet tona, dhe pastaj të shkojmë tek të tjerët, pa paradigma, pa premisa negative, do të prodhojmë një botë gjithnjë e më të mbyllur pavarësisht konceptimeve globaliste. Pra nuk do arrijmë të zhbëjmë tjetrin, por veç do marrim territorin duke përdorur terrorin (pa etiketa).

Objekti.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here