Rezultati zyrtar vonon, sot numërohen votat e veçanta

0

Rezultati zyrtar i zgjedhjeve në Kosovë do të vonojë të paktën edhe 10 ditë, shkruan Koha Ditore.  Zyrtarët e KQZ-së nuk pranojnë të përshpejtojnë procesin, duke mos bërë tolerime me saktësinë.

Numërimi i votave me kusht, votave të votuesve të veçantë dhe votave jashtë Kosovës do të fillojë sot dhe kjo do të shtyjë edhe për disa ditë shpalljen e rezultateve. Sipas koordinatorit të QNR-së, Burim Ahmetaj, këto vota nuk pritet të sjellin ndyshime të mëdha në rezultatin e deritanishëm. Gjithsej janë rreth 13 mijë vota me postë dhe 21 mijë e 800 vota të votuesve me kusht.

Koha Ditore shkruan gjithashtu se KQZ nuk do të pranojë kërkesën e AKR-së për rinumërim të të gjithë votave dhe se procesi do të vijojë normalisht.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here