Reshje shiu në të gjithë vendin, përmbytje në Durrës

Reshje shiu në të gjithë vendin, përmbytje në Durrës

Stuhi të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë gjatë mesditës, në Durrës janë shkaktuar përmbytje. Vlerat e temperaturave të ajrit kanë shënuar një zbritje të lehtë, ato luhaten nga 15 deri 21 gradë celcius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet se në qytetet Vlorë, Korcë, Sarandë, GJirokastër dhe Durrës moti do të jetë me re dhe

Stuhi të shumta shiu kanë përfshirë vendin tonë gjatë mesditës, në Durrës janë shkaktuar përmbytje.

Vlerat e temperaturave të ajrit kanë shënuar një zbritje të lehtë, ato luhaten nga 15 deri 21 gradë celcius. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak parashikohet se në qytetet Vlorë, Korcë, Sarandë, GJirokastër dhe Durrës moti do të jetë me re dhe diell ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të mbizotërojë shiu.

Reshjet e para të shiut kanë shkaktuar probleme në qytetin e Durrësit ku në disa zona shiu ka arritur në 40 centimetra dhe mosfunksionimi i pusetave ka ndikuar që disa zona të jenë nën ujë. Shiu ka shkaktuar edhe probleme në qarkullimin e makinave.

Gjatë ditës së nesërme vendi ynë do të jetë nën masa ajrore të paqëndrueshme, moti me vranësira  do të na shoqërojë gjatë gjithë ditës, por priten dhe reshje shiu në forma shtrëngatash pothuajse në të gjithë vendin.

/Ariana Saraçi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar