Rënie në bursa

Rënie në bursa

Dita e enjte është shënuar si dita më e keqe për bursën e “Wall Street”, ku mesatarja industrial e “Dow Jones” humbi 353 pikë ose 2,3%,  bursa “S&P” shënoi rënie me 2,5% dhe “Nasdaq” pati një rënie mbi 2,3% duke e cilësuar ditën e enjte si dita  që shënon rënien më të madhe që prej

Dita e enjte është shënuar si dita më e keqe për bursën e “Wall Street”, ku mesatarja industrial e “Dow Jones” humbi 353 pikë ose 2,3%,  bursa “S&P” shënoi rënie me 2,5% dhe “Nasdaq” pati një rënie mbi 2,3% duke e cilësuar ditën e enjte si dita  që shënon rënien më të madhe që prej nëntorit 2011.

Disfata erdhi pasi Ben Bernanke, kreu i Rezervës Federale ofroi disa udhëzime eksplicite, se kur Banka Qendrore mund të nisë të tërheq politikat e saj stimuluese. Një ditë para se bursa të pësojë këtë ulje Bernanke shprehu shqetësimin e tij se Banka Qendrore mund të jetë duke përgatitur të ulë ndjeshëm politikat e saj stimuluese gjatë këtij viti.

Bernanke tha se FeD-ja në varësi të performancës së ekonomisë mund të nis të zvogëloj blerjen  borxheve në fund të këtij viti duke I dhënë fund programit nga fiti 2014 dhe se mund të vazhdoje përpjekjet stimuluese nëse ekonomia merr një kthesë negative.

\Enkeleda Cami\

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar