Rënia e dhëmbëve lidhet me sëmundjet e zemrës

Rënia e dhëmbëve lidhet me sëmundjet e zemrës

Të dukesh bukur është një problem që të gjithë e kanë. Paraqitja e jashtme është ajo që të cilës ne i kushtojmë më shumë rëndësi. Dhëmbët janë ata të cilët na zbukurojnë pamjen por edhe na e prishin atë. Studimi i shkencëtarëve suedezë nga Universiteti i Upsalës ka lidhur rënien e dhëmbëve me praninë e

Të dukesh bukur është një problem që të gjithë e kanë. Paraqitja e jashtme është ajo që të cilës ne i kushtojmë më shumë rëndësi. Dhëmbët janë ata të cilët na zbukurojnë pamjen por edhe na e prishin atë.

Studimi i shkencëtarëve suedezë nga Universiteti i Upsalës ka lidhur rënien e dhëmbëve me praninë e një vargu të faktorëve të rrezikut për sëmundje të zemrës.

Është zbuluar se te personat e rritur, të cilëve u bien dhëmbët dukshëm më e madhe ka qenë shpeshtësia e diabetit, mbi peshës, shtypjes së lartë të gjakut dhe konsumimit të duhanit.

Në studim janë përdorur të dhënat e gati 16 mijë personave nga 39 shtete. Është vërtetuar gjithashtu që reduktimi i numrit të dhëmbëve të mbetur është i lidhur me rritjen proporcionale të nivelit të enzimës së dëmshme, e cila nxit inflamacione dhe arterosklerozë.

Përveç këtyre, rënia e dhëmbëve ka qenë në korrelacion me rritjen e nivelit të të ashtuquajturës kolesterinë e keqe dhe sheqerit në gjak.

/Redjon Shtylla/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar