Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret një vënd më poshtë

Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret një vënd më poshtë

Kombëtarja shqiptare ka zbritur një shkallë në renditjen e FIFA-s duke u renditur në vendin e 38 për muajin gusht. Mosaktivizimi I kombwtares nw ndeshje miqesore ka bërë që kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni de Diazi të qëndrojnë në kuotën e 689 pikëve ndërkohë që është parakaluar nga Japonia e cila ka 7 pikë më

Kombëtarja shqiptare ka zbritur një shkallë në renditjen e FIFA-s duke u renditur në vendin e 38 për muajin gusht.

Mosaktivizimi I kombwtares nw ndeshje miqesore ka bërë që kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni de Diazi të qëndrojnë në kuotën e 689 pikëve ndërkohë që është parakaluar nga Japonia e cila ka 7 pikë më shumë se kombëtarja jonë për shkak të fitores 1-0 me Irakun.

Ndeshja e radhës e kombëtares shqiptare do të jetë miqësorja e datës 14 gusht përballë Armenisë e cila do të luhet në Tiranë. Në këtë miqësore trajneri De Biazi pritet të grumbullojë disa emra të rinj të cilët do t’i shërbejnë atij për 2 ndeshjet eleminatore të botërorit Brazil 2014,  me 6 shtator me Slloveninë dhe 4 ditë më pas me Islandën, skuadrën suprizë të grupit E.

Renditja e FIFA-s për këtë muaj vazhdon të kryesohet nga kombëtarja spanjolle e cila ka rreth 230 pikë më shumë se Gjermania e vendit të dytë.

Pushimet verore dhe impenjimet parasezonale të skuadrave të ndryshme europiane kanë bërë që numri i ndeshjeve zyrtare apo miqësore të kombëtareve të jetë në nivele shumë të ulta.

Kjo ka bërë që renditja e FIFA-s përsa i përket 10 vendeve të para të jetë e njëjtë me atë të muajit të shkuar, me Kolumbinë në vendin e tretë, Argjentinën në të katërtin, Italia e gjashta pas Holandes dhe Brazili në vendin e 9.

Renditja tjetër e organizmit më të lartë të futbollit botëror do të publikohet me 12 shtator.

/BLERAND ISMAILI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar