Regjistrohen koalicionet, AK e vetme në zgjedhje

Regjistrohen koalicionet, AK e vetme në zgjedhje

Tiranë – Partia Demokratike ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e 26 partive politike që do të jenë pjesë e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 23 qershorit. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, dorëzoi dokumentacionin e koalicionit të maxhorancës. Ai vlerësoi kontributin e tri partive aleate kryesore, LZHK, PDK

Tiranë – Partia Demokratike ka dorëzuar mbrëmjen e djeshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e 26 partive politike që do të jenë pjesë e koalicionit të djathtë në zgjedhjet e 23 qershorit.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, dorëzoi dokumentacionin e koalicionit të maxhorancës. Ai vlerësoi kontributin e tri partive aleate kryesore, LZHK, PDK dhe PDIU.

“Partitë e koalicionit të djathtë janë historikisht partitë e djathta tradicionale, aleate të përjetshme. Element mjaft pozitiv për këtë koalicion është që ka 3 parti me rëndësi në përbërjen e tij, si LZHK, PDK dhe PDIU”, theksoi z. Kosovrasti.

Gjithashtu përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjonçaj, dorëzoi në KQZ dokumentin e nevojshem për regjistrimin e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat z Gjocaj bëri të ditur se pjesë e koalicionit opozitar janë 40 parti politike. “Koalicioni ka në përbërje 40 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku për të bërë të mundur rilindjen shqiptare”, deklaroi z. Gjonçaj.

Ndërkohë, Aleanca Kuq e Zi refuzoi ftesen e PS-së për koalicion, e cila në zgjedhje do të hyjë si parti e vetme.

/Nexhat Hoxha/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar