Reforma territoriale, Qeveria miraton ndarjen e re

0

Një ditë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave të projektit për ndarjen e re administrativo-territoriale komisioni i posaçëm mblidhet sot për t’u njohur me përgjigjen zyrtare të qeverisë.

Gjatë mbledhjes së djeshme, qeveria miratoi ndarjen e re administrative me 61 bashki, një variant i miratuar nga komisioni. Në këtë vendim u arrit pas marrjes në konsideratë të mendimeve dhe opinioneve të shprehura nga njësitë vendore, si dhe nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).
Por, ky variant është kundërshtuar nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) dhe organizata OMONIA, të cilat kundërshtojnë bashkimin e bashkisë Himarë me komunat e Vranishtit dhe Lukovës.
Drafti i ndarjes së re administrative pritet të miratohet  më 31 korrik ne Kuvend, në seancën e fundit parlamentare të këtij sesioni.

/Objektiv.al/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here