Reali “ mposht: Murinjon

Real Madrit ka fituar në finalen e kampionatit miqësor të zhvilluar në Amerikë , duke mundur Çelsin e ish tranjerit të tyre, Hoze Murinjo. Reali dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe në fund të 90 minutave e fitoi atë më rezultatin 3-1. Serinë e golave e hapi mbrojtesi braziljan Marselo  duke mposhtur portierin

Real Madrit ka fituar në finalen e kampionatit miqësor të zhvilluar në Amerikë , duke mundur Çelsin e ish tranjerit të tyre, Hoze Murinjo.

Reali dominoi pjesën më të madhe të lojës dhe në fund të 90 minutave e fitoi atë më rezultatin 3-1.

Serinë e golave e hapi mbrojtesi braziljan Marselo  duke mposhtur portierin Çeh me një goditje brenda zones. Nuk zgjat shumë festa e madrilenëve sepse Ramirez shënoi  një gol fantstik dhe çoi rezultatin në barazim.

Ishte Kristiano Ronaldo që me një goditje denimi nga jashtë zone kaloi  sërish në epersi “galaktiket”

Pjesën e dyte është përsëri Ronaldo që shënon golin e tretë dhe të dytin personal me një assist perfekt nga Isko.

Murinjo shënon humbjen e parë të hidhur përball ish skuadrës së tij ndersa Reali tregon një fytyrë fituese nën drejtimin e Ançelotit.

/BLERAND ISMAILI/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar