Real Madrid-Atletiko Madrid luhet sot akti i parë

Reali i Madridit do të presë sonte në “Santiago Bernabeu” ekipin e Atletikos ku do të zhvillohet ndeshja e parë kualifikuese për në finalen e Ligës së Kampionëve. Derbi i Madridit në vitet e fundit thuajse është kthyer në traditë për këtë kompeticion, pasi në tre vitet e fundit ekipet janë përballur dy herë në

Reali i Madridit do të presë sonte në “Santiago Bernabeu” ekipin e Atletikos ku do të zhvillohet ndeshja e parë kualifikuese për në finalen e Ligës së Kampionëve.

Derbi i Madridit në vitet e fundit thuajse është kthyer në traditë për këtë kompeticion, pasi në tre vitet e fundit ekipet janë përballur dy herë në finale. Finale të cilat janë fituar nga “Los Blancos”.

Zinedine Zidane ka vendosur të zbresë në fushë me formacionin 4-3-3. Porta do të mbrohet nga Keljor Navas, në mbrojtje do të jenë rreshtuar krah njëri-tjetrit në qendër  Rafael Varane dhe Sergio Ramos, në krahun e majtë braziliani Marcelo dhe në të djathtin Carvajal. Mesfusha do të përbëhet nga Kasemiro, Tonı Kroos dhe Luca Modric. Sulmi madrilen do të udhëhiqet nga Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe James Rodrigez. Mungesë e rëndësishme në formacionin e teknikut Zidane do të jetë wellsiani Gareth Bale.

Tekniku i Atletikos Diego Simeone do të hedhë në fushën e lojës formacionin 4-4-2. Në portë belgu Oblak, në repartin difensiv do të jenë vendosur  Hernandes, Godin, Savic dhe Felipe Luis.  Ndërkohë në mesfushë Niguez, Koke,Gabi dhe Carasko  të cilët do të jenë në mbështetësit kryesiorë të dy sulmuesve Antonio Greizman dhe Fernando Torres. Mbrojtësi Juanfran do të jetë mungesa e vetme e rëndësishme në radhët e Atletikos.

Ismail Spahiu

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar