Real Madrid: 100 milionë euro për Gareth Bejl

0

 

Ditën e djeshme tekniku i ri i skuadrës së Realit Madrid, Karlo Ançeloti pohoi se nuk kishte nevojë për prurje të reja në skuadër dhe se ishte shumë i kënaqur me ekipin të cilin e kishte në dispozicion.

Por mesa duket Reali nuk e ka mbyllur akoma këtë merkato, sepse është edhe një emër të cilin e duan të gjithë në skuadër e sidomos presidenti i klubit, Fiorentino Perez.

Bëhët fjalë për Uellsianin i cili aktualisht aktivizohet me Totenhem, Gareth Bejl.

100.000.000 € është shifra astronomike që Real Madrid do të jetë gati të derdhë në arkën e Totenhemit për të marrë shërbimet e Gareth Bejl.

Tek  Merenguesit, Bejl do të fitojë 10 milionë euro në vit (si Kaka), me një pagë të tillë që mbetet vetëm pas Kristiano Ronaldos.

Florentino Perez mund të gjejë edhe fondet e nevojshme nga shitja e lojtarëve të tillë si Garay, Albiol dhe Higuain. Argjentinasi është më i vlerësuari nga largimet e mundshme, me çmimin e 35-40 milionë eurove.

 

/Klajdi Lleshi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here