Real-Atletiko, Simeone nxeh derbin

Sonte në “Santiago Bernabeu” luhet derbi i Madridit, Real-Atletiko. Supersfida mes dy ekipeve madrilene do të nisë në orën 16:15, ashtu siç është bërë traditë këto vitet e fundit. Kjo mund të jetë sfida e sezonit për të dy ekipet, veçanërisht për Realin pasi nje barazim ose humbje do t’i kushtonte vendin e parë në

Sonte në “Santiago Bernabeu” luhet derbi i Madridit, Real-Atletiko. Supersfida mes dy ekipeve madrilene do të nisë në orën 16:15, ashtu siç është bërë traditë këto vitet e fundit.

Kjo mund të jetë sfida e sezonit për të dy ekipet, veçanërisht për Realin pasi nje barazim ose humbje do t’i kushtonte vendin e parë në renditje, duke qenë se qëndron vetëm dy pikë më lart se Barcelona e vendit të dytë.

Në një deklaratë për shtyp përpara derbit, tekniku i Atletiko Madridit, Diego Simeone ka nxehur më tej sfidën, duke theksuar se më mirë ëhstë një barazim në “Kamp Nou” të Barcelonës sesa një fitore në “Santiago Bernabeu”.

”Ndeshja e nesërme do të jetë e rëndësishme për ne për të vazhduar ecurinë e mire që kemi. Unë besoj tek të gjithë lojtaret e mi. Ne do të luajme për rezultat pozitiv dhe duhet të marrim një rezultat pozitiv në këtë pjesë të rëndësishem të sezonit, per të arritur objektivat në ligë. Atmosfera në ekip është e mire dhe të gjithë jemi të motivuar. Duhet të vazhdojmë kështu”, theksoi Simeone.

Aktualisht Reali mban vendin e parë me 71 pikë, por me një ndeshje më pak, ndërsa Atletiko pozicionohet në vendin e tretë me 61 pikë.

Gentian Duka

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar