Reagon SHB, nuk kemi planifikuar sulme në Siri

0

SHBA-Shtëpia e Bardhë ka reaguar sot për mediat në lidhje me njoftimet e publikuara nga gazeta britanike ‘’Telegraph’’ sipas të cilës Uashingtoni dhe Londra ishin të gatshme për fillimin e operacioneve ushtarake në Siri.

‘’Presidenti amerikan , Barack Obama nuk ka marrë asnjë vendim për një angazhim në veprimtari ushtarake’’, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Britanik kishte deklaruar se veprime të mundshme kundër përdorimit të armëve kimike nga regjimi sirian mund të ndërmerreshin ‘’Pa unanimitetin e plotë të Këshillit të Sigurimit në OKB’’.

Një reagim të ngjashëm kishte bërë edhe kryeministri francez ku ka theksuar se komuniteti ndërkombëtarë nuk mund të lejonte krime të tilla kundër njerëzimit.

/Elona Tereziu/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here