Reagon PD: “Nuk jemi qeveri kujdestare”

0

Zëdhënësja e Kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli gjatë në një deklaratë për shtyp, tha se Kuvendi i ri nuk mund të mblidhet para datës 6 shtator dhe deri atëherë qeveria në detyrë do të ushtrojë plotësisht funksionet e saj.

Reagimi i zhëdhënses së PD-së vjen menjëhërë pas deklaratës së zotit Rama lidhur me vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave, ku kërkoi ndërprerjen e prokurimeve, dhënien e licencave etj.

Gjithashtu ajo shtoi se: “Sipas nenit 65 të Kushtetutës,  mandati i Kuvendit përfundon të njëjtën datë të të njëjtit muaj të vitit të katërt nga data e mbledhjes së parë dhe data e mbledhjes së parë është data 7 shtator 2009 dhe sipas nenit 67 të saj, Presidenti i Republikës mbledh Kuvendin e porsazgjedhur jo më parë se data e përfundimit të mandatit të Kuvendit paraardhës. Pra, Kuvendi i ri nuk mund të mblidhet para datës 7 shtator”, u shpreh zëdhënësja e Berishës.

“Pra, kjo qeveri ka mandat të plotë Kushtetues  për të ushtruar pushtetin e saj ekzekutiv në zbatim të programit për të cilin është  votuar  gjer ditën e fillimit të mandatit të mazhorancës së re. Të gjitha vendimet e qeverisë janë dhe do jenë në përputhje me programin e saj të mandatit që ushtron dhe  të bazuara  në Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, përfundoi Mëhilli.

 /Sonila Qazimi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here