Reagon Ambasada bullgare: Videoja e Chernevit e 2008-së

Reagon Ambasada bullgare: Videoja e Chernevit e 2008-së

Ambasada e Bullgarisë në Kosovë ka reaguar sot lidhur me shkrimin e djeshëm në media “Deputeti bullgar grisi flamurin e Kosovës”. Ambasada bullgare përmes një deklarate për shtyp tha se Pavel Chernev asnjëherë nuk ka qenë ministër në Qeverinë e Bullgarisë, siç raportuan disa media. Gjithashtu thuhet se lajmi për herë të parë është publikuar

Ambasada e Bullgarisë në Kosovë ka reaguar sot lidhur me shkrimin e djeshëm në media “Deputeti bullgar grisi flamurin e Kosovës”.

Ambasada bullgare përmes një deklarate për shtyp tha se Pavel Chernev asnjëherë nuk ka qenë ministër në Qeverinë e Bullgarisë, siç raportuan disa media.

Gjithashtu thuhet se lajmi për herë të parë është publikuar nnë kanalin televiziv serb TV Puls, ndërsa është postuar në Youtube në mars të 2008.

Ambasada thekson se Chernev asnjëherë nuk ka qenë ministër, ndërsa brenda periudhës 2005-2009 ka qenë deputet.

Mësohet se së fundi, Chernev është kryetar i një organizate të quajtur “Svoboda”.

Ambasada bën me dije se përdorimi i një video të tillë, të vitit 2008 dhe plasimi i saj në media nuk përkon me politikën aktuale të Bullgarisë dhe si rrjedhojë është e pakuptueshme.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar