Raundi i ri bisedimesh për drejtësinë dhe sigurinë

Raundi i ri bisedimesh për drejtësinë dhe sigurinë

Do të nisë sot një raund i ri bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit  në funksion të zbatimit të Marrëveshjes. Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia pritet të mblidhen në Bruksel për çështjen e mbylljes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë dhe riintegrimin e tyre sipas Marrëveshjes. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëkohësisht koordinatore e grupeve punuese

Do të nisë sot një raund i ri bisedimesh mes Prishtinës dhe Beogradit  në funksion të zbatimit të Marrëveshjes.
Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia pritet të mblidhen në Bruksel për çështjen e mbylljes së strukturave paralele të sigurisë dhe drejtësisë dhe riintegrimin e tyre sipas Marrëveshjes.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, njëkohësisht koordinatore e grupeve punuese nga Prishtina, ka thënë se sot do të fillojnë bisedimet për strukturat ilegale të sigurisë.

Në bazë të Ligjit të Ri mbi Amnistinë, pjesëtarët e organeve ilegale por që kalojnë fazën e amnistisë  do të mund të aplikojnë dhe riintegrohen në strukturat legale.
Pas mbylljes së stacioneve ilegale të policisë, në Bruksel do të bisedohet edhe për mbylljen e strukturës së ashtuquajtur “mbrojtja civile” dhe çarmatosjen e këtij formacioni ilegal, ka thënë Tahiri.
Autoritetet pritet  t’u bëjnë thirrje edhe popullatës që të çarmatosen dhe të shpëtojnë nga  ndjekja penale.

Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX ka raportuar tashmë tek grupet punuese se Serbia i ka mbyllur të gjitha stacionet paralele të policisë në veri.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar