Raund i ri bisedimesh Kosovë-Serbi?

Raund i ri bisedimesh Kosovë-Serbi?

Mediat serbe raportojnë se së shpejti pritet të mbahet një raund tjetër bisedimesh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Sipas tyre, këtë herë takimi midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç do të përqendrohet tek zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar së fundmi mes dy shteteve. Burime diplomatike kanë deklaruar për “Tanjug” se Brukseli është i ndërgjegjshëm se

Mediat serbe raportojnë se së shpejti pritet të mbahet një raund tjetër bisedimesh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Sipas tyre, këtë herë takimi midis kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç do të përqendrohet tek zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar së fundmi mes dy shteteve.

Burime diplomatike kanë deklaruar për “Tanjug” se Brukseli është i ndërgjegjshëm se çështja e zbatimit të marrëveshjes është shumë e komplikuar, saqë nuk mund të zgjidhet në nivel grupesh pune dhe për këtë është i domosdoshëm vazhdimi i dialogut në nivel kryeministrash.

Shefja e diplomacisë evropiane, Ketrin Eshton, e cila është ndërmjetësuese e dialogut, ka në mënyrë indirekte e konfirmon këtë informacion.

“U jam ofruar palëve të marr pjesë jo vetëm në zbatimin e marrëveshjes, por edhe në zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme”, ka thënë Eshton pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së.

Data e këtij raundi të dialogut nuk është caktuar ende.

R. L. / Objektiv

 

thaci-dacic

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar