Raportues i PE-së takon familjen e Aleks Nikës

0

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, takoi sot paradite familjarët e Aleks Nikës, njërit prej të vrarëve në protestën e 21 janarit 2011.

Takimi është zhvilluar në Hotel “Sheraton”. Kujtojmë këtu se vetëm një ditë më parë, raportuesi i PE-së u shpreh se bashkëshortja e Nikës i kishte dërguar një e-mail ku i kërkonte këtë takim. “Ora News” bën me dije se takimi është zhvilluar larg medias, por burimet saktësojnë se ata kanë kërkuar hetimin e ngjarjes.

“Kam marrë një letër, e-mail nga bashkëshortja e njërit prej viktimave të cilën do ta takoj nesër. Më shkruante se do të flasë me mua rreth kësaj ngjarje. Më pas do të kem një opinion. 4 vite është një periudhë e gjatë e hetimit, jam i interesuar të dëgjoj si e shohin ata progresin e hetimeve dhe më pas do pyes përfaqësuesit e qeverisë. Kam përshtypjen se është e rëndësishme të mos e harrojmë këtë gjë. Kjo do të jetë një çështje e mbuluar në raport, siç ka qenë dhe në raportet pararendëse”, deklaroi raportuesi i PE-se ne konferencën për median, të organizuar dje në zyrat e BE-së në Tiranë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here