Raporti i Komisionit Europian për ecurinë ekonomike të 3-mujorit të katërt të vendeve që synojnë të marrin statusin kanditat në BE tregon se pasqyra ekonomike e vendit tonë nuk ka qenë nga më të mirat e mundëshme. Sipas raportit deficit buxhetor pritet të zgjerohet deri në 6.6%, ndërsa borxhi publik mund të arrijë deri në
Raporti i Komisionit Europian për ecurinë ekonomike të 3-mujorit të katërt të vendeve që synojnë të marrin statusin kanditat në BE tregon se pasqyra ekonomike e vendit tonë nuk ka qenë nga më të mirat e mundëshme.
Sipas raportit deficit buxhetor pritet të zgjerohet deri në 6.6%, ndërsa borxhi publik mund të arrijë deri në 73.6% të PBB-së.
Gjithashtu në raport thuhet se Këshilli i Europës i ka mirëpritur reformat parlamentare, të administratës publike dhe të drejtësisë, të cilat qeveria i ndërmori në muajin dhjetor.
Vlerësimi
Për sa i përket situatës financiare të Shqipërisë, në këtë raport është shënuar fakti se kompania finaciare “Standard & Poor’s” uli vlerësimin e financave të vendit nga nota “B” në “B+”, duke dhënë një parashikim negativ. Ndërkohë pritet që Banka Botërore t’i japë Shqipërisë ndihmë të mëtejshme financiare.
Deficiti
Raporti vlerëson se gjatë vitit 2014 deficiti pritet të jetë 71% më i lartë se sa ishte planifikuar më parë, vleresim i cili vjen pas analizimit të buxhetit të rishikuar.
Rritja e deficitit si dhe rishikimi në ulje i PPB-së minimale, mund të bëjnë që deficiti buxhetor të mos jetë 3.5% e PBB-së, siç ishte planifikuar, por të jetë 6.2%.
Gjitashtu në këtë raport thuhet se të ardhurat nga privatizimi i mëparshëm i katër HEC-eve janë përdorur për të financuar 15% të deficitit, por nevoja për huamarrje shtesë nënkupton se borxhi publik (duke mos përfshirë detyrimet ndaj biznesit) mund të ketë arritur në 64.4% të PBB-së në 3-mujorin e tretë.
/Enkeleda Cami/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *