Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Raporti i BB: Një në dy të rinj është i papunë në vendet e Europës Juglindore

Raporti i BB: Një në dy të rinj është i papunë në vendet e Europës Juglindore

0 Komentet 🕔22.10.2013 - 14:26

Në vendet e Europës Juglindore një në dy të rinj është i papunë, ndërsa një në katër nuk punon, nuk kërkon punë si dhe nuk studion.

Ky ka qenë raporti që Banka Botërore ka dhënë të hënën gjatë konferencës së mbajtur në Vjenë në bashkëpunim me Ministrinë austriake të Financave, Institutin vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare si dhe Rrjetin për Zhvillim Ndërkombëtar.

Në dialogun e mbajtur për politikat e punësimit të të rinjëve të Europës Juglindore, kanë qënë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë të vëndit tonë, si dhe përfaqësues nga Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.

Konferenca u përqëndrua në përmisimin e perspektivave të punësimit në rajon për të çliruar potencialin e brezit të ri.

Ekspertët theksuan se vendet e këtij rajoni janë shumë të kufizuar nga borxhi fiskal dhe ai i huaj. Konsumi dhe investimet në rënie, si dhe qasja e kufizuar në financime kanë bërë që situate të përkeqësohet ç’ka ka sjellur edhe situatën dramatike në të cilën ndodhen sot tregjet e punës në vendet e EJL.

Në diskutim u prekën edhe çështjet e politikave makroekonomike, tregjet, stimujt si dhe aftësitë. Gjithashtu u analizuan politikat e suksesshme si dhe ato të dështuara, duke vunë në dukje fushat që kishin nevojë për analiza të mëtejshme, zhvillim politikash dhe veprime.

  /Elona Tereziu/

 

 

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr