Raporti i AMF-së, shqiptarët neglizhojnë sigurimin e jetës

Raporti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2013 ka arritur në përfundimin se shqipëtarët nuk e duan jetën ose nuk kanë mundësi që të sigurojnë jetën e tyre. Sipas relatores së AMF-së, Blerina Gjylameti sigurimi i jetës mbetet shumë i ulët në krahasim me vendet e tjera, pavarësisht se gjatë vitit 2013 sigurimi për jetën

Raporti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) për vitin 2013 ka arritur në përfundimin se shqipëtarët nuk e duan jetën ose nuk kanë mundësi që të sigurojnë jetën e tyre.

Sipas relatores së AMF-së, Blerina Gjylameti sigurimi i jetës mbetet shumë i ulët në krahasim me vendet e tjera, pavarësisht se gjatë vitit 2013 sigurimi për jetën është rritur.

“Që krahas ndërgjegjësimit të qytetarëve duhet të kërkojnë dhe gjejnë mekanizma të tjerë shtesë, të cilat do të rrisin vëllimin e sigurimeve në krahasim me produktin e brendshëm bruto. Gjithashtu nga raporti kostatohet lehtë se është shumë i rëndësishëm niveli i kapitalizimeve që operojnë në tregun e sigurimeve pasi shërben si një garanci për qytetarët e siguruar” tha Gjylameti.

Ndërsa rritja e sigurimeve për automjetet  ka ardhur si pasojë e konkurencës së fortë dhe rritjes së numrit të aksidenteve, sipas kryetares së AMF-së, Enkeleida Shehi.

“Janë të detyrueshme që kompanitë ti mbledhim për arsye të domosdoshmërisë që të kenë likuiditet për pagesën e dëmeve, jo vetëm të dëmeve që ato sigurojnë por edhe të dëmeve të makinave të pasiguruara. Në këtë mënyrë tendenca, siç e përmenda pak edhe më lart ka qenë që shoqëritë të kenë rrezik që të mos kenë likuiditet për pagesat e dëmeve dhe situata të mos jetë fort e kënaqshme”, ka deklaruar Shehi.

Gjithashtu në raportin e AMF-së konstatohet edhe një rritje e numrit të kontribuesve në skemën e pensioneve private, ku regjistrohen rreth 7 mijë e 800 persona.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar