Raporti ekonomik: fuqizohet Europa, SHBA-ja dhe Japonia, bie Kina

Raporti ekonomik: fuqizohet Europa, SHBA-ja dhe Japonia, bie Kina

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim arriti sot në një përfundimin se  perspektiva e ekonomive të Evropës, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara ka gjasa të përmirësohet muajt e ardhshëm, ndërsa në Kinë mund të ngadalësohet. Në raportin e saj kuptohet se rritja nuk do të jetë e me të njëjtin ritëm në gjithë botën. Ekonomitë

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim arriti sot në një përfundimin se  perspektiva e ekonomive të Evropës, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara ka gjasa të përmirësohet muajt e ardhshëm, ndërsa në Kinë mund të ngadalësohet.

Në raportin e saj kuptohet se rritja nuk do të jetë e me të njëjtin ritëm në gjithë botën.

Ekonomitë kryesore do të jenë ato që do të kenë “përmirësime të moderuara”, ndërsa  ekonomitë në zhvillim do të ecin me të njëjtin ritëm si gjithnjë.

Organizata e përbërë nga 34 anëtarë tha se rritja ekonomike po konsolidohet në Shtetet e Bashkuara, Japoni dhe Britani dhe se shanset janë të mira për 17 vendet e Eurozonës, që është zhytur në recesion që prej një viti e gjysmë.

Sipas raportit të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim u bë me dije se vendi më i zhvilluar në Evropë, Gjermania po fuqizohet edhe më tej, ndërsa Italia po shënon përmirësim dhe Franca po stabilizohet.

Ndërsa nga ana tjetër, Kina, Brazili dhe Rusia kanë gjasa të pësojnë ngadalësim, ndërsa India po jep vetëm shenja të lehta përparimi.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar